"Unë jam Sali Berisha, s’ka prostitutë të thotë se i detyrohem një qindarkë"

Aktualitet

berisha ne kuvendIsh-kryeministri Sali Berisha ka thënë një “të vërtetë të madhe”.

Nga salla e Kuvendit, ndërsa mbajti një fjalë të gjatë për atë që ai e quan skandal me CEZ, Berisha tregoi disa nga “të vërtetat e mëdha të jetës” së tij 25-vjeçare në politikën shqiptare.

Nuk i detyrohem askujt, dhe as nuk më detyrohet askush”, - tha deputeti demokrati para kolegëve të tjerë deputet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha ju përgjigj kështu akuzave ta mazhorancës lidhur me aferën e CEZ duke mohuar se ka bërë favorizime gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër.

“Unë jam Sali Berisha, unë jam ky që jam 25 vjet rresht, për  një fakt shumë të thjeshtë, se nuk i detyrohem kujt. Cilido burrë i ndershëm në cilindo nivel qoftë ai, horr dhe maskara në çdo nivel qoftë ai. Jam ky që në këtë tokë nuk gjen njeri të thotë që më bëri këtë nder për këtë post, nuk ka grua të ndershme që të thotë se më detyrohet një qindarkë, nuk ka prostitutë shtylle që të thotë se i detyrohem një qindarkë. Unë ju thash një të vërtetë të madhe, s’ka njeri në botë të thotë se as i detyrohem as më detyrohet, tha Berisha.

Ish-kryeministri ishte duke folur me tone të larta dhe të ashpra sa i përket marrëveshjes CEZ-DIA për shlyerjen e borxheve dhe largimit te Operatorit çek te Shperndarjes nga vendi yne, e ku të gjitha akuzat i adresoi ndaj mazhorancës.

ME TE LEXUARAT