UEFA publikon dokumentet, mbërrijnë miliona euro për Skënderbeun

skenderbeuUEFA ka publikuar listën e shpërndarjes së fitimeve nga klubet europiane në sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve dhe ajo që bie në sy në këtë dokument është emri i Skënderbeut, skuadër e cila mbërriti deri në play-off të turneut në sezonin 2015-2016.

Klubi korçar, ndonëse u eliminua nga Dinamo e Zagrebit, arriti të kalonte në fazën në grupe të Europa Ligës, sipas rregullores, ndërsa mori një shpërblim të majmë prej 3 milion eurosh nga ndërkombëtarët për këtë arritje.

Nga dokumenti i publikuar nga UEFA, bie në sy se në fund të edicionit 2015-2016, skuadra e cila ka fituar më shumë nga premiot e saj dhe të drejtat televizive të pjesëmarrjes në turne është Mançester Siti, që ka përfituar 83,8 milionë euro nga aktiviteti.

Klubi anglez ndiqet nga Real Madrid me 80 milionë euro dhe Juventus me 76,2 milionë euro./panorama

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

futbollistiii

Futbollisti i mbijetuar nga rrëzimi i avionit i habit të gjithë

Njëri nga futbollistët e paktë të skuadrës së Chapecoenses, mund t’i kthehet ...