UEFA: Ndeshja Shqipëri-Izrael të luhet në "Elbasan Arena"

Sport

elbasan-arePas inspektimeve të bëra në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, UEFA ka vendosur se ky stadium nuk i plotëson kushtet e nevojshme për zhvillimin e ndeshjes me Izraelin.

Federata Shqiptare e Futbollit ë shtë urdhëruar që të zhvendosë ndeshjen në “Elbasan Arena” por pa ndryshuar datë 12 Nëntor ora 20:45.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kombë tarja nisi të hënën përgatitjet për ndeshjen me Izraelin që do të luhet këtë të shtunë në shtëpi. Kuqezinjtë janë grumbulluar në Durrës kur do të qëndrojnë deri një ditë para takimit kualifikueset të botërorit.

Gianni De Biasi ka grumbulluar 26 futbollistë për këtë sfidë e cilësuar e rëndësishme për ecurinë në eliminatore, pasi Izraeli vlerësohet si një rival direkt për vendin e tretë.

Prej të martës do të ketë dy seanca stërvitore sipas programit të njoftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Prej të enjtes pritet të ulet ritimi për tu përqendruar më shumë te skemat. Kjo është hera e parë që Shqipëria do të luajë një ndeshje me Izraelin mes përfaqë sueseve A.

Kombëtarja pas 3 ndeshjeve të para ka 6 pikë , po aq sa përfaqësuesja izraelite.

ME TE LEXUARAT