U zhvesh në metro, modelja dha një mesazh frymëzues për të gjithë njerëzit (Video)

Kliko per me shume info

zhvishet-metro-modeleAshtu si rrallë ndonjëherë, një modele zhvishet në metro për një qëllim tepër frymëzues. E veshur me një fustan të zi, modelja britanike Iskra Laërence është shfaqur në mes të metrosë së Neë York për të dhënë një mesazh të fuqishëm, që preku mjaft zemra në botë. Ajo tregon se duhet ta pranosh trupin tënd, të pranosh veten ashtu siç je!
Ajo zgjodhi njëmënyrë disi ndryshe për t’a përcjellë këtë mesazh. Ajo u zhvesh vetëm me të brendshme dhe t’ju flasë qindra njerëzve në metro se sa e rëndësishme është të pranosh veten. “U zhvesha sepse vetëm kështu mund të çoja përpara fushatën sensibilizuese dhe të tërhiqja vëmendjen e njerëzve”,- ka thënë modelja me forma të rrumbullakta.

“Mu desh kohë ta pranoja trupin tim sepse kam pasur celulit. Kur më punësuan si modele nuk e besova, por kompania donte pikërisht një njeri si unë. Unë shpresoj që ta shihni veten ndryshe që nga dita e sotme. Seli prej nesh ka më shumë vlera se sa vetëm lëkura. Jemi të gjithë të veçantë, unik në llojin tonë dhe kjo na bën më të bukur”,- shprehet modelja në video.

Kliko per me shume info

Pas fjalëve të saj në metro kanë shpërthyer duartrokitjet, ndërsa miliona shikime brenda pak orësh janë regjistruar pas publikimit të videos në Youtube.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here