TV gjerman: Kultivimi masiv i kanabisit, pengon hyrjen e Shqipërisë në BE

tv-gjermanRadiotelevizioni publik gjerman ARD paralajmëron se rruga e Shqipërisë drejt antarësimit të plotë në Bashkimin Europian është tepër e gjatë, pavarësisht se Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave.

Në një reportazh radiofonik, thuhet se arsyeja kryesore e vonesës është kultivimi masiv i lëndëve narkotike, çka për Brukselin është i papranueshëm!

Antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një ëndërr shumë e largët. Është ky mesazhi i reportazh radiofonik të gazetarit gjerman Ralf Borchard, që drejton studion radiotelevizionit publike gjermane ARD për Europën Juglindore, me qendër në Vjenë.
Më 9 nëntor, kur amerikanët dhe e gjithë bota e kishin përqëndruar të gjithë vëmendjen tek zgjedhja e Donald Trampit si president i Shteteve të Bashkuara, shqiptarët pritën me padurim edhe një tjetër lajm të rëndësishëm. Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave të antarësimit për Shqipërinë.
Por ka një sërë problemesh – thuhet në reportazh – që e bëjnë rrugën e Shqipërisë drejt antarësimit të plotë në Bashkimin Europian, tepër të gjatë. Kryesori është kultivimi masiv i bimëve narkotike. Një pjesë e madhe e shqiptarëve merret me bujqësi. Fshatarët janë të varfër dhe kultivimi i marjuanës është shumë me leverdi për ta. Për 2 kg marjuanë, përfitojnë aq shumë para sa për 2 ton grurë, rreth 600 euro. Pasi eksportohet në Itali e vende të tjera europiane, droga shitet 10 fish më shumë.
Ndaj dhe për Bashkimin Europian, shqetësim përbën fakti që një pjesë e madhe e tokës bujqësore shfrytëzohet për kultivimin e Kanabisit. Kjo është edhe arsyeja që javën e kaluar, Shqipërinë e vizitoi ministri gjerman i bujqësisë Kristian Shmit.
“Pritësit e drogës janë vendet europiane – thotë Shmit në reportazh – çka do të thotë se ky problem vjen direkt tek ne. Ndaj dhe duhet ta luftojmë sëbashku. Prodhimi dhe tregtimi i drogës është diçka që nuk përshtatet në Bashkimin Europian, këtë ne nuk e duam” – shprehet ministri gjerman i bujqësisë.
Akoma më keq! Përveçse prodhuese, Shqipëria është një hallkë kryesore e tranzitit të kokainës nga Amerika Latine dhe Heroina nga Afganistani. Shqetësimit të Berlinit dhe Brukselit përbëjnë edhe niveli i lartë i korrupsionit, pavarësia e munguar e gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë, ekstremizmi islamik në rritje apo edhe çështja e migracionit.
Shumë shqiptarë të varfër përpiqen të emigrojnë në Gjermani, por dëbohen dhe kthehen sërish në atdhe. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mbetet e gjatë edhe për arsye të tjera që janë lodhja nga zgjerimi pas krizës në Eurozonë, fluksit masiv të refugjatëve dhe votës së britanikëve për të dalë nga unionit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-elbasan

Arrestohet hajduti i banesave në Elbasan, 5 vjedhje në një muaj (Emri)

Policia e Elbasanit ka arritur të ve në pranga një 30 vjeçar ...