Turqia arreston 2 gazetarë të BBC dhe Zërit të Amerikës

turqi-twitterKhajijan Farqin, një gazetare e lirë që punon për shërbimin kurd të Zërit të Amerikës, është ndaluar nga autoritetet turke në Diyarbakir.

Hollësitë për arrestimin e saj të shtunën, u dhanë nga një mik i familjes që tha se arsyet për ndalimin e Farqinit, mbeten të paqarta, shkruan Zëri i Amerikës. Familja e saj ka thënë se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në zonën ku ajo banon, as avokati i saj nuk ka mundur ta kontaktojë për pesë ditë.

Farqin, që ka punuar edhe për BBC-në, u ndalua në provincën Siirt të Turqisë në një post-bllok policie ndërsa po shkonte për të raportuar për një rrëshqitje dheu në një minierë bakri, siç njoftohej në faqen turkishminute.com.

Po këtë muaj, Olivier Bertrand, që punon për faqen franceze të internetit lesjours.fr, u ndalua ndërsa raportonte nga Gaziantepi, në veri të kufirit turk me Sirinë. Më pas ai u dëbua.

Që kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, disa ditë pas dështimit të një grushti shteti në 15 korrik, qeveria turke ka mbyllur 195 gazeta, radio, televizione, shtëpi botuese dhe kompani shpërndarëse dhe ka burgosur rreth 150 gazetarë nën akuza për terrorizëm, diçka e zakonshme që nga përpjekja për të përmbysur qeverinë e Recep Tayyip Erdoganit.

Po kështu, BBC Turkish raporton se korrespondentja e saj Hatice Kamer u arrestua dje në qytetin Sirvan, ku po mbulonte një ngjarje për shembjen e minierës më 17 nëntor, ku deri tani janë nxjerrë 11 trupa.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vucic

Kërcënonte në “FB” familjen e Vuçiç, arrestohet i riu

Një person ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se përmes ...