Nuk paguajnë qëndrimin në hotel, ja si i turpëron dy shqiptarët pronari

Kliko per me shume info

UntitledShqiptarët vazhdojnë të përfshihen në situate shumë të pakëndshme në vendet jashtë Shqipërisë. Këtë herë vjen një denoncim i bërë me dije nga faqja ‘’JetaOshQejf’’, ku tregojnë se dy shqiptarë pas disa ditës qëndrim në një hotel në Gjermani, por nuk janë treguar aspak korrekte me pronarin e tij. Pasi kanë qëndruar aty për aq sa e kanë patur të nevojshme, janë larguar pa paguar detyrimin ndaj pronarit të hotelit. Ky veprim i ulët ka bërë që pronari i hotelit t’i ndëshkojë dhe t’i turpërojë dy shqiptarët. Sipas faqes, pronari ka vendosur në tabelën e njoftimeve fotokopjet e dokumenteve të tyre, mjeteve të identifikimit bashkë me fotot, duke deklaruar se është në kërkim të tyre.
Lajmin e dërgon në faqen ‘’JEtaOShQejf’’ një tjetër shqiptare që jeton në Gjermani. Ajo shprehet se e ka patur të vështirë qëndrimin në këtë hotel, për faktin se pronari i objektit, i irrituar nga veprimi i klientëve të tij jokorrekte, kishte deklaruar se nuk do të pranonte më asnjë shqiptar që të akomodohej në hotelin e tij.
“Përshëndetje JOQ, shikoni se si ua ka vënë emrat në shtyllë pronari i një hoteli gjerman disa shqiptarëve që janë larguar pa paguar. Ngelën duke na e bërë të gjithëve me gisht për shkak të sjelljes së disave”, shkruan ajo.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here