“Turisti” shqiptar kapet me 50 mijë euro drogë, i bën “zbor” Policisë

policia-italiNjë shqiptar është prangosur në Itali pasi u kap me 5 kg marijuanë. Ai është Fatjon Leka, i cili u befasua nga policia kur oficerët i shkuan pranë shtëpisë në zonën Quinzio, kur sapo i kishte shitur 5 gramë kokainë një 29-vjeçari italian.
Policia italiane ka kërkuar mandat kontrolli për “turistin” shqiptar pasi jetonte në Itali pa leje qëndrimi, por me vizë turistike.  Gjatë kontrollit policia i gjeti atij dhe 25 gramë të tjera kokainë dhe 5 kg marijuanë.

Sipas mediave italiane droga që ai e kishte fshehur në dhomën e gjumit do të kapte një vlerë prej mbi 50 mijë euro. Gjithashtu atij iu sekuestrua dhe një telefon i vjedhur si dhe 700 euro cash.

Gjatë qëndrimit në ambientet e policisë, Leka ka dëmtuar muret e paraburgimit si dhe ka fyer punonjësit e policisë gjatë gjithë natës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapja e 10 ton droge në Itali, reagon policia shqiptare: Ja e vërteta

Policia shqiptare ka reaguar ne lidhje me lajmin per arrestimin e nje ...