Turbullohet Bovilla, Tirana pa furnizim me ujë të pijshëm

bovillaPer shkak te reshjeve dhe motit te keq Tirana do te mbetet disa dite pa ujë. Lajmin e ka dhënë kreu i bashkisë, Erion Veliaj, gjate nje inspektimit ne oret e pasdites ne liqenin e Bovilles. Si pasoje e prurjeve te mëdha dhe nivelit te larte te turbullirës, sistemi i filtrimit nuk mund ta kryeje procesin normalisht. Per kete arsye merrni masa pasi ndërprerjet do te nisin nga mbrëmja e se martës.

Kryetari i bashkise siguroi se jane marre masat per furnizimin me bote te institucioneve te rëndësisë se veçante, spitaleve, çerdheve dhe kopshteve. Per shkak te situatës se rende te krijuar nga moti i keq, rreth 1800 punonjës të bashkisë janë angazhuar ne Tirane, per shmangien e pasojave nga reshjet. Gjate paradites, kryebashkiaku Veliaj ishte në urën e Shkozës, një nga pikat me problematike, ku po punohet për zgjerimin e skarpateve në të dy anët e lumit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi nëse gjërat nuk janë imediate, ose në vendin e tyre të punës. Ndërkohë, është e rëndësishme që, rrugët t’i mbajmë të lira edhe për makinat e emergjencës, makinat e transportit, për eskavatorët dhe të gjithë kamionët që po bëjnë lëvizjen e inerteve. Nga 200 shkollat e Tiranës, kemi pasur problematika vetëm në 2 shkolla, kurse institucionet e tjera sociale të bashkisë kanë operuar siç duhet. Ne do monitorojmë situatën, do të bëjmë njoftime të nevojshme nëse do ketë nevojë që në disa zona të caktuara të koordinojmë oraret e mësimit me oraret ku presim shira dhe breshër”.

Ndërsa ne orët e paradites, kryebashkiaku ka qene ne liqenin e Bovilles. Ndërkohë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i pranishëm në zonën e Babrrusë siguroi që shtabet e emergjencës janë shpërndarë në të gjithë vendin për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje për ndihmë.

“Për ne është e rëndësishme sot, në këtë moment, garantimi i jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë, në çdo cep të Republikës së Shqipërisë. Kemi filluar që tani, me strukturat përkatëse të Emergjencave Civile, të Policisë së Shtetit, Zjarrfikëseve, të Njësive Vendore, të Prefekturave. Kemi filluar me evidentimin paraprak të dëmeve në banesa, në pasuri, gjënë e gjallë, për qytetarët në çdo bashki dhe në çdo komunë. Në momentin që flasim janë mbi 100 familje të evakuuara. Dhe Policia e Shtetit, strukturat e emergjencës, ushtria janë të gjitha të angazhuara për të evakuuar çdo familje që gjendet në rrezik”.

Tahiri kërkoi gjithashtu që të mos neglizhohet asnjë lloj situate rreziku në raport me veten dhe me fqinjët. Më shumë se 7 mijë telefonata janë shënuar deri më tani në numrin e vënë në dispozicion nga Emergjencat Civile.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nene-tereza

Biletat në prag të festave, aeroporti i Tiranës me çmimet më të larta në rajon

Edhe pse jemi akoma në javën e parë të dhjetorit, të gjithë ...