Tubim kunder importit te plehrave tek Kuvendi, shoqerohen dy protestues

Kliko per me shume info

fb_img_1479972594976Aktvistë të AKIP dhe shoqërisë civile prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur protestat përpara Parlamentit kundër ligjit që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri.

Protesta e mbrëmjes së djeshme nisi për ti paraprirë protestes së sotme, ku aktivistet kanë paralajmëruar që do jetë një protestë në përmasa më të mëdha.

Kliko per me shume info

Protestuesit pretendojnë policia ka ndërhyrë me forcë për të mos i lejuar të zhvillojnë protestën, duke shoqëruar në komisariat dy persona.

“Policia na nxori me forcë nga çadrat ku ishim mbledhur dhe na tha që nuk keni leje për të zhvilluar protestën”, janë shprehur protestuesit.

Ata kanë deklaruar se  policia i ka thënë se sot projektligji për mbetjet nuk është në rend dite në seancë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here