Vladimir Putin “mësyn” Ukrainën, 55 mijë trupa të gatshme në kufi

25
Kliko per me shume info

putin-ukrainePlot 55 mijë trupa janë vendosur në kufi me Ukrainën me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Trupat janë vendosur kryesisht në rajonin e Krimesë, teksa mediat e huaja bëjnë me dije se Putin është duke u përpjekur të rrëzojë qeverinë ukrainase.

Kliko per me shume info

Kjo lëvizje është parë si kërcënimi më i fundit i Putinit për një mësymje drejt Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zv/ministri i Mbrojtjes, Ilhor Dohlov. Ai i tha një agjencie të lajmeve për lëvizjen e trupave drejt kufirit me Ukrainën.

Zyrtarët e ushtrisë ruse kanë thënë se aktualisht në Krime janë pozicionuar 55 mijë trupa të Rusisë, “Prania e ushtrisë së rregullt ruse në territorin e Ukrainës varion nga 5 mijë deri 7 mijë e 500 ushtarë. Vetëm në Krime janë vendosur 23 mijë trupa nga të cilat 9 mijë janë vendosur në kufirin administrativ të shteteve të Ukrainës dhe të Rusisë”, ka thënë një zyrtar, shkruan “The Sun”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here