Analiza/ Ja pse Trump i fitoi zgjedhjet dhe humbja e papritur e Clinton

klinton-trumpNew York Times ka bërë një analizë për të hedhur në dritë disa nga arsyet e mundshme për të cilat Trump fitoi por edhe arsyet pse Hillary, e cila kishte një fitore gati të sigurtë, por humbi. Sipas një prej analisteve të saj, Sarah Jaffe, klasa politike amerikane dhe ekspertët nënvleftësuan shkallën e zemërimit dhe dhimbjes në Shtetet e Bashkuara.

75% e të anketuarve ishin dakord se “ekonomia amerikane është e manipuluar dhe nga ajo përfitojnë të pasurit dhe të fuqishmit” dhe rreth 68% besonin se “partitë tradicionale dhe politikanët nuk kujdesen për njerëzit si ata” thotë analistja për “New York Times”.

Dhe në fakt, analizat tregojnë se Trump u mbështet nga moshat e mëdha në votime gjë që i dha mundësinë të fitonte Floridën dhe Pensilvaninë.

Trump e fitoi presidencën me shumicë të votave elektorale ndërsa shënoi një humbje të lehtë në votat popullore. Sipas BBC, 53% e meshkujve kanë votuar për Trumpin ndërsa mes votuesve të bardhë, të cilët përbëjnë rreth 70% të të gjithë votuesve në SHBA, 58% votuan për republikanin.

Sipas analistëve ndërkombëtarë fakti që Hillary Clinton u konsiderua si një pasardhëse e presidentit Obama është një tjetër arsye e humbjes së saj. Një tjetër shkak i humbjes së kandidates demokrate shihet mosarritja e saj për të bindur të shkojnë të votojnë dhe minoritetet. Ra në sy mbështetje më e ulët për të nga votuesit me ngjyrë dhe latino-amerikanët. Madje edhe vetë gratë nuk e votuan masivisht kandidaten demokrate pavarësisht komenteve raciste të Trump në fushatë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pakistan, nxiren 36 trupa pas rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan pakistanez që kishte në bord 47 persona është rrëzuar në ...