Trump nuk ndalet, sulmon FBI-n: Clinton po mbrohet nga një sistem i manipuluar

trump-gruaja16Duket se lufta mes dy kandidatëve për president në Amerikë nuk ka të ndalur. Cdo ditë akuzat për secilën palë shtohen. Këtë herë, kandidati republikan Trump shokon me akuzën e tij duke përfshirë këtu dhe FBI-n. Ai akuzoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për pasaktësi, pasi ajo ka konstatuar se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, nuk ka kryer sjellje kriminale me emailet e saj.
Pas hetimeve të reja, drejtori i FBI-së, James Comey, tha se në komunikimet e Clintonit nuk është gjetur asgjë për të ndryshuar vendimin e Byrosë, të marrë në muajin korrik.
Trump tha se ka qenë e pamundur për FBI-në të rishikojë 650,000 emaile për një kohë të shkurtër.
“Clinton po mbrohet nga një sistem i manipuluar. Është krejtësisht sistem i manipuluar. E kam thënë për kohë të gjatë”, tha Trump në një tubim në Miçigen.
“Hillary Clinton është fajtore, ajo e di, FBI e di, njerëzit e dinë. Tani, u mbetet amerikanëve të sjellin drejtësi në kutitë e votimit më 8 nëntor”, tha Trump.
Ndërsa Clinton nuk ka folur për letrën e drejtorit të FBI-së në lidhje me hetimet, fushata e saj ka thënë se është e kënaqur me zgjidhjen e çështjes.
Në një tubim në Nju Hempshir, Clinton ka thënë se vendi po përballet me “një moment të vlerësimit” dhe se amerikanët duhet të zgjedhin midis “ndarjes dhe bashkimit”.

LEXO EDHE:  Kërkesat për azil, Gjermania jep lajmin e keq për mbi 4 mijë persona

Duke kujtuar se në korrik FBI ka thënë se Clinton, si Sekretare e Shtetit, ka qenë “shumë e pakujdesshme” në trajtimin e materialeve të klasifikuara, pasi ka përdorur emailin privat, por nuk janë gjetur prova që dëshmojnë se ka kryer krim. Megjithëse, ditë para zgjedhjeve drejtori i FBI-së, James Comey, ka trazuar garën, duke hapur hetime të reja kundër Clintonit.
Në një letër drejtuar Kongresit të dielën, Comey tha se hetuesit kanë punuar pandërprerë në emailet e fundit, të cilat janë gjetur në fillim të tetorit.
Emailet thuhet se janë gjetur në lap-topin e ish-burrit të njërës prej ndihmëseve më të afërta të Clintonit, ish-kongresistit Anthony Ëeiner, i cili akuzohet për dërgimin e mesazheve seksuale te një vajzë 15 vjeçe.
Comey tha se hetuesit nuk kanë gjetur arsye për të ndryshuar vlerësimin e mëhershëm të FBI-së se Clinton nuk duhet të akuzohet për trajtimin e informacioneve të klasifikuara.
Sot, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve, Clinton dhe Trump do të udhëtojnë në disa shtete, në përpjekje për të bindur votuesit se përse e meritojnë votën e tyre./REL/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here