Vuri bast për fitoren e Donald Trump, shqiptari fatlum kap skedinën

Soft

trump-skedinaNjë skedinë fituese është kapur në Tiranë, ku shqiptari fatlum ka vendosur 1 mijë lekë të reja për fitoren e Donald Trump-it dhe ka fituar mëngjesin e sotëm, kur edhe u shpall rezultati zyrtar, fiks 3.500 lekë të reja raporton "Balkanweb".

Siç kuptohet kompania kishte vënë koefiçentin 3.5 për fitoren e Trump, ndërkohë që mësohet se për fitoren e Hillari Klinton, koefiçenti ka qenë 1.15. Në gjuhën e basteve sportive kjo përkthehej si një mundësi më e madhe që kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA të fitonte zgjedhjet. Por siç edhe rezultoi fitues i saj ishte Donald Trump, për fitoren e së cilit shumë pak shqiptarë besonin se do të ndodhte.

ME TE LEXUARAT