Presidenti i zgjedhur Donald Trump takon Obamën në Shtëpinë e Bardhë

obama-trumpPresidenti i zgjedhur ne SHBA, Donald Tramp, u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin në detyrë Barak Obama, pas ftesës që ky i fundit i bëri të mërkurën, për të biseduar kalimin e pushtetit te republikani.

Në një dalje të përbashkët për shtyp, Obama dhe Tramp theksuan se takimi ishte pozitiv. Presidenti në detyrë tha se diskutoi me pasardhësin e tij për çështje të brendshme dhe të jashtme, si edhe u shpreh veçanërisht i kënaqur për gatishmërinë e Trampit për të punuar me stafin e tij.

Presidenti i zgjedhur Donald Tramp tha se ishte hera e parë që takonte Obamën dhe se përshtypjet e tij janë mjaft pozitive.

Tramp mbërriti në Uashington DC me avionin e tij personal. Një takim kokë më kokë u zhvillua edhe mes dy Zonjave të Para, Mishel Obama dhe Melania Tramp.

Takimi për kalimin e pushtetit vjen pas një sërë protestash që kanë shpërthyer në mbarë vendin, kundër zgjedhjes se presidentit te ri i cili fitoi zgjedhjet presidenciale me një diferencë të thellë në votat elektorale, por që humbi në votat popullore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Trump ‘’shokon’’, përjashton BBC e CNN nga konferenca në Shtëpinë e Bardhë

Një ngjarje  shokuese ka ndodhur në SHBA, pikërisht në Shtëpinë e Bardhë, ...