Vendosen foto të Donald Trump në veri të Mitrovicës

trump-mitroviceNë veri të Mitrovicës, në njërën nga rrugët me të frekuentuara, janë vendosur tri pano (stendë afishimi) me foton e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Poshtë fotos, në gjuhën serbe shkruan: “Serbët e përkrahën”, kurse në gjuhën angleze: “ Serbët qëndruan me të gjatë gjithë kohës”.

Në anën tjetër të panos, afër fotografisë së madhe të Trump-it, janë vendosur fotografitë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me porositë e nxjerra nga deklaratat e tyre, ku thuhet: “Presim fitoren e Clinton-it, shqiptarët votojnë për të”, si dhe “Trump si president paraqet kërcënim për Shqipërinë dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”,

Po ashtu, edhe ne pjesën tjetër të qytetit, në afërsi të përmendores së Car Llazarit, është vendosur një fotografi e madhe e Donald Trump.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

BE: Kosova të përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së, kanë arritur pajtim ...