Trump letër gazetës shqiptaro-amerikane, ‘’Kam dëgjuar fjalë të mira për Shqipërinë’’

16
Kliko per me shume info

UntitledNjë lajm vjen nga amerika, dërguar nga gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”, duke shkruar se presidenti më i ri i Amerikës, Donald Trump, do të marrte pjesë në festën e 20-vjetorit të themelimit e kësaj gazete, në Neë York.
Ata thanë se kjo nuk u bë e mundur pasi dita e festës ishte të njëjtën datë me atë të finales së shfaqjes televizive “The Apprentice”, e cila e bëri të famshëm në të gjithë Amerikën, bosin e pronave të patundshme njujorkeze. Në mungesë së prezencës së tij, ai i drejtohet me një letër personale botuesit të gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”.
Trumpi shkruan: “I dashur Vehbi, të falenderoj që më ke ftuar”, i drejtohet ai me një letër “E vlerësoj shumë ftesën dhe më bëhet qejfi nga gjesti juaj për të më nderuar me një çmim”.
“Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë, sidomos që është një vend shumë i bukur”, thotë presidenti i ardhshëm i Amerikës. “më vjen keq që nuk do të kem mundësinë që t’ju bashkohem për një ngjarje kaq të shënuar…”
Mësohet se kjo letër, e dërguar që para 5 vitesh, saktësisht në 22 maj, 2011 pasi që në këtë datë gazeta “Illyria” festoi 20-vjetorin e themelimit të saj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here