Intervista e parë e Trump: Do të deportoj 3 milionë emigrantë menjëherë

donald-trumpDonald Trump, president i zgjedhur i SHBA, në intervistën e parë pas zgjedhjeve tha se planifikon të deportojë menjëherë rreth 2- 3 milionë emigrantë që janë pa dokumente.

“Ajo që do të bëjmë është të marrim këta njerëz që kanë rekorde kriminale, anëtarë bandash, trafikantë të drogës, ndoshta 2- 3 milionë dhe do i largojmë nga vendi ynë ose do i burgosim”, ka thënë Trump në një intervistë dhënë emisionit “60 minuta” në CBS. “Ne do ti largojmë nga vendi ynë. Ata janë ilegalë”, ka thene Trump.

Presidenti i sapozgjedhur, shtoi sepasi kufiri të jetë i sigurt, zyrtarët e emigracionit do të marrin një vendim lidhur me emigrantët pa dokumente që ndodhen në SHBA.

“Pasi kufijtë të jenë të siguritë dhe çdo gjë do të normalizohet ne do të bëjmë një përcaktim se kush do të jenë”, tha ai.

Kreu i ardhshem i Shtepise se Bardhe, eshte pyetur nëse po planifikon të ndërtojë një mur përgjatë kufirit SHBA- Meksikë, Trump u përgjigj “po”.

Presidenti Trump tha se ky ishte një nga premtimet kryesore të platformës së tij gjatë fushatës, duke shtuar se një pjesë mund të jetë mur dhe një pjesë tjetër “rrethim”, në përputhje me atë që republikanët kanë prezantuar në Kongres.

“Vetëm për disa zona të caktuara, një mur do të ishte i përshtatshëm”, tha Donald Trump.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

azilii

Gjermani, azilanti përdhunon dhe vret vajzën e zyrtarit të BE

Një adoleshent emigrant nga Afganistani është arrestuar për përdhunim dhe vasjen e ...