Donald Trump kryen emërimin e parë në administratën amerikane

Bota

donald-trumpPresidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka emëruar zëvendëspresidentin e tij, Mike Pence, si udhëheqës të ekipit të tranzicionit për në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump, po ashtu, mbrëmë vonë ka theksuar se tre fëmijët e tij të rritur, Donald Trump Jr, Eric Trump dhe Ivanka Trump, së bashku me dhëndërrin e tij, Jared Kushner, do të ndihmojnë në mbikëqyrjen e tranzicionit, së bashku me një numër të lojalistëve të tjerë kryesorë të Trumpit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ditë e ngarkuar në Nju Jork dhe ne së shpejti do të bëjmë vendime tejet të rëndësishme për njerëzit që do ta udhëheqin qeverinë tonë”, ka shkruar Donald Trump në rrjetin Twitter, gjatë ditës së djeshme.

Presidenca e zotit Trump fillon më 20 janar të vitit të ardhshëm.

ME TE LEXUARAT