Trump: Kush guxon të djegë flamurin amerikan do të dënohet rëndë

trumppppPresidenti i zgjedhur, Donald Tramp, bëri thirrje për dënime të ashpra ndaj protestuesve që djegin flamurin amerikan, edhe pse Gjykata e Lartë e vendit ka shpallur se kjo është një formë e shprehjes së lirë që mbrohet me ligj.
“Askush, – tha Tramp në ‘Twitter’, – nuk duhet të lejohet të djegë flamurin amerikan; nëse dikush e bën, duhet të ketë pasoja, ndoshta humbja e shtetësisë apo një vit burg”.

Presidenti i zgjedhur i bëri komentet pak ditë pas vendimit të një kolegji në shtetin Masaçusets, i cili ndaloi ngritjen e flamujve amerikanë, pas dyshimeve se studentët dogjën një flamur në shenjë proteste ndaj fitores së Tramp në zgjedhje.

Në dekadat e fundit, ligjvënësit amerikanë janë përpjekur disa herë të ndalojnë djegien apo përdhosjen e flamurit. Por në vitin 1989 Gjykata e Lartë shpalli se ligjet që ndalojnë djegien e flamurit si formë proteste janë jokushtetuese.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Itali, Mateo Renzi: Do shkoj tek Presidenti të jap dorëheqjen

Shefi i qeverisë italiane, Matteo Renzi, njoftoi se do të takojë sot ...