E papritur, Trump për herë të parë para Clinton në sondazhe

Bota

clinton-trumpNdodh edhe e papitura ne garen presidenciale ne SHBA. Hillary Clinton dhe Donald Trump janë shumë pranë njëri-tjetrit me përqindje të votave sipas sondazheve të Washington Post dhe ABC News.

Mbështesëve të Clinton do t’u duhet t’i bjerë entuziasmi për shkak se për herë të parë Trump e ka kaluar me 1%.

Washington Post shkruan se sipas sondazheve Donald Trump është në avantazh me 46% ndërsa Hillary Clinton me 45%.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skandalet e vazhdueshme të Trump duket se nuk e kanë ndihmuar kandidaten demokrate në thellimin e avantazhit ndaj kundërshtarit të saj, përkundrazi e shohin në disavantazh.

Kjo përparësi e Trump erdhi pas 3 sondazheve të zhvilluara për 3 debatet presidenciale, në të cilat Hillary ishte dukshëm fituese. Zgjedhjet në SHBA zhvillohen më datë 8 nëntor.

ME TE LEXUARAT