Donald Trump “trondit” bursën, bie dollari e pezoja meksikane

trump-gruaja16Mesa duket kanë nisur të ndjehen pasojat e para të fitores së republikanit Donald Tramp. Rezultatet, të cilat sondazhet nuk i parashikuan, bënë që dollari të pësonte humbje në bursa.

Sipas “Reuters”, “Dow Jones” ra me 750 pikë. Ndërkohë investitorët i tremben faktit se fitorja e Tramp mund të shkaktojë trazira ekonomike dhe të shkurajojë rezervën federale nga rritja e normës së interesit në dhjetor ashtu siç pritej.
“Reuters” shkruan se edhe pezoja meksikane ra me 12 për qind përkundrejt dollarit, duke shënuar lëvizjen më të madhe brenda një dite në dy dekada.

Sipas analistëve, kjo rënie vjen pasi ka shumë panik për shkak të një rezultati që nuk pritej. Ndërsa në internet kanë shpërthyer edhe shakatë duke marrë për bazë kërkimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në motorin e kërkimit “Google”.

Menjëherë pasi filluan të raportohen fitoret e para të kandidatit republikan, u shtuan kërkimet me temë “si mund të emigrosh”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pakistan, nxiren 36 trupa pas rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan pakistanez që kishte në bord 47 persona është rrëzuar në ...