Tronditet Vlora, 17-vjecarja aborton në spital, dyshohet se u abuzua nga babai

32
Kliko per me shume info

spitali-vloreRasti i një 17-vjeçarje që ka abortuar në spitalin e Vlorës është duke u hetuar nga ana e policisë, pasi dyshohet se ajo mund të jetë abuzuar nga babai i saj, shtetasi me inicialet V.C, 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë u bë publike në momentin kur e mitura u shfaq në spital me dhimbje barku, pa qenë në dijeni se në të vërtetë ishte shtatzënë.

Kliko per me shume info

Mjekët thonë se ajo ishte shtatzënë në javën e 21-të dhe për shkak të komplikacioneve të shfaqura, u detyruan që të aplikonin abortin.

Policia është duke hetuar në lidhje me rastin në fjalë pasi vetë vajza me inicialet Xh.C. ka kallëzuar të premten babain e saj. Nga ana tjetër, pjesëtarët e tjerë të familjes kërkojnë që të zbardhet e vërteta.

“Të zbardhet e vërteta, ai që është përgjegjës për këtë traumë që na u shkaktua familjes të marri denimin e merituar”, thonë ata. Sipas nënës së vajzës, ajo ka kaluar një traumë pas kësaj ngjarje./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here