Tronditet vendi, mësuesja tenton të shesë 13-vjecaren për 10 mijë dollarë

mesuesjaaNjë mësuese ka tentuar që të shesë një 13-vjeçare për 10 mijë dollarë.

Viktime e kesaj ngjarje, ka qene vajza jetonte në konviktin e një shkolle për jetimët dhe fëmijët nga familje me probleme, në Kharkiv.

Ka qenë vetë ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, i cili e ka raportuar këtë rast në Facebook, duke postuar fotografitë e mësueses 52-vjeçare dhe vajzës.

Ai ka treguar se mësuesja dhe vajza kanë qenë nën monitorimin e policisë për katër muaj, ndërsa blerësi kishte si synim që t’i hiqte organet vajzës.
Blerësi kishte kërkuar të dinte për shëndetin e vajzës dhe e kishte paguar mësuesen 39 dollarë për fotografitë dhe historinë mjekësore të adoleshentes.

Galina Kovalenko është mësuese e gjuhës ruse dhe ukrainase, si dhe e letërsisë. Ajo ka përvojë 20-vjeçare në arsim, ndërsa pas këtyre akuzave e presin vite të tëra burg.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje e rëndë në Bullgari, shpërthen një tren, vdesin 4 persona

Një tren në Bullgari mësohet se ka dal nga shinat dhe ka ...