Tritol makinës së nëndrejtorit të Aluizmi-t, shoqërohen në polici 20 persona

nendrejtori-2016Një automjet “Land Rover” ka shpërthyer pasditen e së hënës në qytetin e Durrësit. Policia ka shoqëruar 20 persona të dyshuar se mund të kenë njohuri për ngjarjen.

Policia poashtu po vëzhgon kamerat e sigurisë të bizneseve në afërsi të vendit ku shpërtheu automjeti. 

Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren “Taulantia”.

Makina ka qenë e parkuar buzë rrugës dhe fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Makina me targë “AA780OL” është në pronësi të Gerti Aleksit nën-drejtor i ALUIZNI-t. Shtetasi në fjalë nuk rezulton të ketë precedent penal, ndërsa sasia e vogël e eksplozivit e vendosur në pjesën e përparme të makinës konsiderohet si paralajmërues për të dhe jo me qëllim dëmtimin e tij.

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...