Tri kandidatura, anëtarët e LSI zgjedhin sot kryetarin e partisë

vasiliiAnëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim votojnë për kryetarin e kësaj force politike, ku jane ftuar të zgjedhin mes 3 kandidaturave: kreut aktual Ilir Meta, si dhe Shezai Rrokaj apo Përparim Spahiu.

Ndër të parët që ka votuar, duke hedhur votën e tij në Njësinë 5, ka qenë zv.kryetari Petrit Vasili, i cili, teksa shprehu vullnetin e tij për kreun e ri dhe për delegatët që do të përfaqësojnë strukturat e LSI-së në Konventën Kombëtare Zgjedhore të dhjetorit, vlerësoi standardin e vendosur nga LSI-ja në politikën shqiptare.

“Procesi i votimit po ecën në mënyrë të shkëlqyer në të gjithë territorin e vendit. Jam shumë i lumtur që sapo përfundova procesin e votimit. Jam sigurisht shumë i lumtur gjithashtu, që edhe pas 12 vitesh të themelimit të LSI-së, standardi i vendosur për herë të parë në atë kohë në politikën shqiptare, për të zgjedhur me parimin ‘një anëtar-një votë’ kryetarin e LSI-së, vazhdon të jetë një parim i pandryshuar dhe shumë i shëndetshëm brenda LSI-së”, tha Vasili, citon tch.

Vasili u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të LSI-së që t’iu drejtohen qendrave të votimit të hapura në të gjithë vendin. “Është një moment për të bërë thirrje dhe për të ftuar të gjithë anëtarët e LSI-së që të vazhdojnë me intensitet të lartë, sikurse kanë bërë që në mëngjes, duke iu drejtuar masivisht qendrave të votimit jo vetëm për të zgjedhur kryetarin e ri të LSI-së, jo vetëm për të rinovuar forumet e saj, por për të shprehur mendimin e gjallë politik dhe intensiv që u shpreh gjatë të gjithë fushatës”, theksoi më tej zv.kryetari i LSI-së.

Vasili u shpreh se sot është një ditë e veçantë për LSI-në, ndërsa përshëndeti vendimin e Kryesisë që në këto zgjedhje të konkurrohet me lista të ndara, ku kuotat e respektimit për LRI-në, për LGI-në dhe LSI-në janë saktësisht nga 1/3 e secilit, duke krijuar një barazpeshë të të gjithë faktorëve.

Votën e tij e ka hedhur edhe kandidati për kryetar, Përparim Spahiu. Nga Dibra, ku edhe votoi, Spahiu theksoi edhe njëherë sloganin e fushatës së tij, se LSI-ja është e para, ndërsa falënderoi anëtarësinë e LSI-së për një proces të shkëlqyer zgjedhor, që duhet të jetë shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri.

“Besoj se erdhëm deri këtu për një LSI më të mirë, që unë personalisht besoj fort se është për një Shqipëri më të mirë. Për një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat dhe problemet e njerëzve dhe që i zgjidh ato. Unë besoj fort, se LSI është e para dhe duhet të jetë e para. Unë në këtë proces dua të falënderoj pa masë të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces fantastik zgjedhor, që për mua është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri”, deklaroi Spahiu.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...