Trekëndëshi i Bermudes, shkencëtarët tregojnë një tjetër të vërtetë

trekendeshibermudesShkencëtarët më në fund mund të kenë zbuluar misterin e madh që fshihet pas Trekëndëshit të Bermundës.
Misteri pas Trekëndëshit të Bermudës, një vend ku qindra aeroplanë dhe anije thuhet se janë zhdukur në rrethana të pasqaruara, mund të jetë zgjidhur më në fund – të paktën kështu thuhet në një shoë në Science Channel.
Një ekip shkencëtarësh amerikanë nga Universiteti i Kolorados ka analizuar imazhet satelitore të motit të kësaj zone famëkeqe dhe kanë vënë re një seri të reve gjashtëkëndore mbi të. Meteorologët kanë teorizuar këto re të cilat mund të veprojnë si “bomba ajrore”.
Besohet se ato janë shkaku kryesor i shpërthimeve vdekjeprurëse të ajrit të cilat lehtë mund të tejkalojnë 170 milje në orë. Këto erëra të forta mund të gjenerojnë valë me më shumë se 14 metra lartësi.
Asnjë anije nuk është në gjendje të mbijetojë një stuhi të tillë dhe asnjë avion nuk është në gjendje të përballoj një erë të tillë. Shpallja e kësaj teorie ka motivuar shumë kërkime të mëtutjeshme. Shkencëtarët nga e gjithë bota janë duke u përpjekur të kupt ojnë se cilat janë arsyet e këtyre fenomeneve.
Le të kujtojmë se Trekëndëshi Bermuda është një zonë e madhe e Oqeanit Atlantik në mes të Floridës, Puerto Rikos dhe Bermudës. Ky rajon është i njohur për dukuritë e saj misterioze.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici merr leckën dhe pastron makinat, lavazhieri mban kallashin dhe i sheh(Foto)

Një lavazhier në kryeqytet është bërë kapo për pak minuta. Mësohet se ...