Misteri i Trekëndëshit Bermudes vjen me një tjetër fakt shokues! Ja përse zhduken gjërat që futen aty

trekendeshibermudesTrekëndëshi i Bermudave është fajësuar për qindra zhdukje të avionëve dhe të anijeve. Ky trekëndësh është një masë ujore prej më shumë së një milion kilometrash katror e lokalizuar mes ishullit të Bermudës, nga i cili ka marrë edhe emrin, Floridës dhe Porto Rikos.
Në këtë zonë 75 avionë dhe qindra anije janë zhdukur brenda 100 viteve nga shkaqe të panjohura, të cilat kanë ngritur teori të ndryshme. Një ekip meteorologësh nga Universiteti i Kolorados, në Kaliforni pohon se e kanë gjetur në qiell zgjidhjen e kësaj enigme. Satelitët klimaterikë të Nasës kanë zbuluar në hapsirën qiellore mbi këtë trekëndësh disa formacione të çuditshme të reve hegzagonale që janë bomba ajri të vërteta.
Sipas ekspertëve këto re në formë hegzagoni formohen përmes mikrodiegieve që formojnë këto bomba ajri që përhapen nga 32 – 88 kilometra gjerësi, të cilat lëvizin nga retë deri në sipërfaqen e detit duke shkaktuar erëra me shpejtësi prej më shumë se 270 km/orë. Këto korrente ajri shpjegojnë rënien e avionëve dhe prezencën e valëve të detit me lartësi prej më shumë se 14 metra lartësi, të cilat janë përgjegjëse për mbytjet. Megjithatë shkencëtarë të tjerë nuk e besojnë këtë teori.
“Ka pak ose aspak mundësi, sipas mendimit tim, që një nga këto re të jetë lidhja e humbur e të gjithë historisë që mbështjell trekëndëshin e Bermudave,” – pohon Steven Miller, shkencëtar mbi fenomenet atmosferike. “Re me kufij të përcaktuar janë mjaft të pazakonta. Pjesa më e madhe e reve janë të rastësishme përsa i përket shpërndarjes”. Miller-i mendon se kjo teori denatyron të dhënat shkencore dhe sensibilizon historinë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

7-vjecarja

E pabesueshme/ 7-vjeçarja e vret drerin me snajper, reagimi saj do t’ju prekë(Video)

Një ngjarje e rrallë është raportuar në Teksas. Mësohet se 7-vjeçare e ...