Transportoi 79 kg kanabis me mushkë, arrestohet greku në Kapshticë

mushka-kanabisGoditet një rast i trafikimit ndërkombëtar të drogës. Policia Kufitare e Kapshticës në bashkëpunim me atë greke kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 78 kg kanabis.

Lënda narkotike ishte futur në katër thasë dhe po transportohej me kafshë nga një shtetas grek.

“Nga komunikimi i vazhdueshëm me homologët e policisë greke, Policia Kufitare Kapshticē u informua se rreth orës 04.30, në afërsi të fshatit grek Argos, rreth 12 km në brendësi të kufirit, forcat e policisë greke kanë kapur një shtetas grek me 4(katër) thasë me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 78 kg”.

Policia kufitare u sinjalizua në orët e mbrëmjes së 25 nëntorit 2016 mbi trafikun e drogës, kur “mjetet speciale të vëzhgimit të instaluara në kufirin e gjelbër nga ana e Policise Kufitare Kapshtice, në rajonin e piramidave 43-44 (fshati Ponçarë-Devoll) transmetuan sinjalin me foto ku tregohej një shtetas i paidentifikuar dhe 2 kafshë dore që dallohej se ishin të ngarkuara me thasë duke lëvizur në drejtim të shtetit grek”.

Pas sinjalit të dhënë, u njoftua menjëherë Patrulla e Policisë Kufitare dhe u orjentua për të shkuar në drejtimin e dhënë.

Njëkohësisht Shefi i Sektorit të Kufirit Korçe ka komunikuar me telefon me homologun e Policisë Greke, duke i shpjeguar dhe orjentuar për situatën konkrete.

Nga ana e Patrullave të Policisë Kufitare të Kapshtices ka vijuar ndjekja e tyre, ndjekje e kryer në kushte te errësirës së plote dhe mjergullës së dendur.

Më pas ishte policia greke që bëri të mundur kapjen e drogës dhe transportuesit të tij në afërsi të fshatit grek Argos.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-elbasan

Arrestohet hajduti i banesave në Elbasan, 5 vjedhje në një muaj (Emri)

Policia e Elbasanit ka arritur të ve në pranga një 30 vjeçar ...