Tramexanit tregon numrin e talenteve shqiptare në Europë

19
Kliko per me shume info

tramePas emërimit të Paolo Tramexanit si përgjegjës për ekipet Kombëtare të moshave, situata ka ndryshuar dukshëm për mirë.

Tashmë shumë lojtarë të rinjë janë afruar në këto ekipe, teksa kohët e fundit ka patur edhe ndryshime trajnerësh.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Por ditën e sotme, një e përditshme e madhe sportive italiane si “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull special punë se Tramexanit si shef i Sektorit Teknik në FSHF.

Ndërkohë vetë ndihmësi i De Biazit në Kombëtaren kuqezi, ka treguar edhe numrin e talenteve shqiptarë në Itali dhe në mbarë Europën.

Janë plot 138 talente të rinj, të cilët po monitorohen nga stafi i FSHF për t’u afruar më pas në Kombëtaret e moshave kuqezi.

Ndërkohë që shumica e tyre është pjesë e skuadrave të moshave të skuadrave italiane.

Ndërkohë vetë autoritetet italiane të futbollit kanë shprehur se janë të alarmuar nga numri i madh i lojtarëve të rinj shqiptarë në futbollin italian.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here