Ndeshja me Shqipërinë, habit me deklaratën trajneri i Izraelit

trajneri-izraelitSiguria ka qenë kryefjala e vizitës së Izraelit në Shqipëri, por afrimi i sfidës kualifikuese të Botërorit 2018 në Elbasan Arena, ka bërë që vëmendja të kthehet te futbolli i luajtur në fushë. Kërkesa erdhi nga trajneri Elisha Levy, që në konferencën për shtyp vlerësoi forcën e Kombëtares shqiptare dhe u shpreh i i kënaqur edhe nëse skuadra e tij do të merrte një pikë.

Elisha Levy: Natyrisht që është e rëndësishme që pas të gjithë diskutimeve rreth sigurisë, tashmë të flasim për futbollin. Të gjithë e kanë të qartë që do të jetë një ndeshje e vështirë dhe pas Kampionatit Europian, të gjithë e njohën aftësinë e skuadrës shqiptare. E dimë formacionin e Shqipërisë për ndeshjen, megjithatë e dimë që ata po e ndryshojnë 11-shin titullar. Do të përpiqemi të jemi gatshëm për çdo skenar të mundshëm.

Kemi pikë të barabarta, por nuk do të thotë se rezultati i kësaj ndeshje do të vendosë vendin e tretë në grup, pasi ka edhe shumë ndeshje për të luajtur. Do të jetë një ndeshje tejet e luftuar. Natyrisht që ne luajmë gjithmonë për të fituar, por nëse edhe Shqipëria do të ishte dakord për të ndarë nga një pikë, ne do ta pranonim barazimin.

E respektojmë skuadrën shqiptare. Kanë një ekip mjaft të mirë, dhe e njohim stilin e tyre të lojës, si edhe lojtarët si Sadiku, Hysaj etj, që luajnë në ligat më të mira në Europë, por ne do të bëjmë më të mirën tonë për të arritur rezultat pozitiv.

I sigurt ndihet edhe kapiteni i miqve, Eran Zahavi, që gjithsesi është mësuar me faktin se kudo që luan përfaqësuesja izraelite, masat e marra për skuadrën janë gjithmonë specifike.

Eran Zahavi: Natyrisht që ne lojtarët kemi diskutuar rreth sigurisë në Shqipëri. Jemi të sigurt që personat e sigurisë po bëjnë punën e tyre, por ne kemi ardhur me qëllimin që të luajmë futboll dhe jemi të përqendruar vetëm aty.

Nuk është hera e para që në ndeshjet jashtë fushe nuk dalim nga hoteli. Opinioni pret më tepër gola nga unë? Jam gjithmonë i lumtur që nga unë presin gjithmonë e më tepër. Por mund tju premtoj që nëse luajmë si skuadër, aftësitë e mia dalin më mirë në dukje. Më e rëndësishme është suksesi i skuadrës dhe më pas vijnë arritjet e mia personale.

Izraeli zhvilloi stërvitjen e fundit në stadiumin Elbasan Arena, përpara duelit të kësaj të shtune, në orën 20:45.ssport

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Fikja e dritave në stadiume, nga Anglia e Turqia deri te “Super Bowl”-i

Dy rastet e fundit të fikjes së dritave në stadiumet tona kanë ...