Ky është trajneri që u pezullua pasi vendosi bast kundër skuadrës së tij

Kliko per me shume info

futbolli2016Trajneri i ekipit anglez Frome Town ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Nick Bunyard do të paguajë një çmim të lartë për bastet që ka vënë kundër skuadrës së tij.

Kliko per me shume info

Ai është suspenduar nga ushtrimi i detyrës së trajnerit deri në vitin 2019, pasi që është gjetur fajtor në vënien e basteve në 45 kundër skuadrave të tij, përfshirë këtu edhe kohën kur drejtonte Paulton Rovers.

Bunyard që aktualisht drejton ekipin e ligës së shtatë të Anglisë, Frome Town, do të duhet të paguajë edhe një dënim me para prej 3000 funteve.

Ai ka vënë në total 97 baste nga shtatori i vitit 2014 deri në prill të këtij viti, gjë e cila është e ndaluar me ligj nga FA.

Ashtu si federata angleze edhe ekipi Frome, ka suspenduar nga puna Bunyardin.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here