Tragjedia në Brazil, hetuesit zbulojnë shkaqet

Kliko per me shume info

avioni-rrezuarTragjedia në Brazil, që i mori jetën mbi 70 personave mësohet të ketë si shkaktar neglizhencën e pilotit për karburant. Avionit me të cilin u rrëzua skuadra braziliane e futbollit në Medelin të Kolumbisë mund t’i ketë mbaruar karburanti. Të paktën këtë përfundim nxjerrin hetuesit, pas deklaratës së një prej të mbijetuarve.
Një i mbijetuar i udhëtimit besohet t’u ketë thënë autoriteteve se avioni, që kishte në bord 77 pasagjerë, nuk kishte më karburant disa minuta para uljes së programuar në aeroportin Jose Maria Cordova.
Teoria vjen pas pretendimeve se piloti i avionit Miguel Alejandro Quiroga Murakami kishte bërë disa rrotullime në përpjekje për të djegur karburant që të shmangte një shpërthim të mundshëm. 6 persona arritën t’i mbijetojnë mrekullisht përplasjes, por tragjedia mori me vete më shumë se 70 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin klubi i skuadrës Chapecoense.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here