Tragjedi në futbollin Brazilian, pezullohet finalja e Kupës së Amerikës së Jugut

avioni-rrezuarTragjedia nëAmerikën e Jugut, ku humbën jetën më shumë se gjysma e futbollistëve ka ‘demoralizuaar’ Brazilin. Nga kjo ngjarje tragjike, konfederata e futbollit të rajonit “Conmebol njoftoi se finalja e Kupës së Amerikës së Jugut u pezullua. Mësohet se avioni që transportonte ekipin brazilian të “Chapecoense”, që ishte një prej finalistëve, u rrëzua pranë Medelin në Kolumb, duke i marrë jetën mbi 50 vetave.
“Të gjitha aktivitetet e konfederatës janë pezulluar deri në urdhër të ri”, deklaroi “Conmebol”. Avioni i “LAMIA Airlines” transportonte 81 pasagjerë, ku edhe pjestarë të ekipit të “Chapecoense”, që pritej të luante kundër “Atlético de Colombie” në finalen e Kupës Amerikano-jugore, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në kontinent.

Nga ky aksident vetëm gjashtë persona mbijetuan, përkatësisht futbollisti Alan Ruschel, Danilo dhe Jakson Follmann, si dhe masazhisti i ekipit të futbollit. Ndërkohë identiteti i dy personave të tjerë që kanë shpëtuar nuk dihet ende.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...