Policia tha se e arrestoi, trafikanti shkruan në Facebook: Unë nuk jam në burg

trafikantiiiNjë nga trafikantët më të kërkuar të njerëzve në botë, të cilin policia britanike thotë se ndihmoi që ta arrestonin dhe ekstradonin në Itali, tha këtë javë se është i lirë dhe se në vendin e tij u ndal dhe u ekstradua një i pafajshëm.

Në mesazhe private në Facebook, të lexuara nga “The Guardian”, trafikanti Medhanie Yehdego Mered thotë se personi që po gjykohet në Sicili, është thjesht viktimë e identitetit të gabuar.

Mesazhi i trafikantit të njohur me nofkën “Gjenerali”, thjesht shton provat se ai që po gjykohet nuk është 35-vjeçari Mered, por një 29-vjeçar nga Eritrea që quhet Medhanie Tesfamariam Berhe. Ky u fundit u dërgua në Itali me bujë të madhe, ndërsa autoritetet britanike, sudaneze dhe italiane mburreshin me këtë super arritje.

Por të dhënat e radhës tregojnë se ato janë gabuar rëndë. “Ata kanë gabuar me emrin e tij, por te gjithë e dinë që nuk është trafikant njerëzish. Shpresoj të lirohet, sepse ai nuk ka bërë asgjë”, shkruan “Gjenerali” në mesazhin e tij në Facebook.

“The Guardian” shkruan se ka prova të ndryshme që faqja e Facebook i përket vërtetë trafikantit Mered, ku ajo më bindëse është numri i telefonit që sipas dokumenteve të autoriteteve italiane është i tij.

Por pavarësisht kësaj, një i pafajshëm duket se është në burg dhe ekspertët thonë se pas bujës së madhe që i dhanë operacionit, autoritetet e tre vendeve të përfshira duket se nuk po gjejnë mënyrën si të shpëtojnë nga ky gabim i sikletshëm pa u marrë vesh./tch

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nusja-vdes

Tragjedi në ditën më të bukur, nusja vdes në aksident ajror(Foto)

Një tragjedi shkatërroi jetën e një cifti të ri. Nusja, e kishte ...