Trafik kokaine në Itali, ja kush është biznesmeni nga Elbasani

biznesmeni-elbasaniPolicia italiane ka vënë në pranga pesë persona pas një operacioni antidrogë ditën e sotme në Ankona.

Dy shqiptarë, 1 maqedonas dhe dy italianë ranë në prangat e policisë, pasi trafikonin kokainë, e cila sipas policisë italiane ishte e llojit të pastër.

Në vijim të operacionit të koduar “Krishtlindje të Sigurta”, policia ndërmori një aksion të gjerë në Osimo, Recanati e Jesi. Në pranga ranë shqiptarët Edmond Hidrin (shtetas shqiptar), Fatmir Dautin (shqiptar nga Maqedonia) dhe si dhe dy shtetas italianë nga Jesi: Mirko Massaçesi e Antonella Tittarelli. I arrestuari i pestë është gjithashtu shqiptar me banim në Recanati, Kleo Shuteriqi.

Ky i fundit mësohet se është një biznesmen i njohur nga Elbasani.

Sipas policisë, porti i Ankonës në Itali është në qendër të një trafiku kokaine nga Shqipëria dhe një nga kanalet kryesore të furnizimit të drogës me një xhiro mujore prej 70 mijë eurosh, ç’ka bërë që pas hetimeve të nisura vjet, policia italiane në orët e fundit të bëjë 5 arrestime dhe të sekuestrojë 500 gramë kokainë kristal, destinuar për tregun në Val Musone e Jesi. Kështu njoftojnë mediat italiane.

Koka e trafikut të drogës ishte Edmond Hidri i cili u vu në ndjekje nga policia teksa dorëzoi çantën me gjysmë kg kokainë në anë të rrugës në Casine di Peterno, ndërsa tre persona të tjerë shkuan për ta marrë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...