EMRI/ Trafik droge në 3 shtete, arrestohet 27-vjeçari nga Shqipëria

policia-italianeNjë 27-vjecar nga Shqipëria ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.

Sipas burimeve në pranga ka rënë 27-vjecari, Kleton Bici. Për të kishte edhe urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia të Cagliari në muajin maj të vitit 2016, në kuadër të hetimeve dhe operacionit të quajtur “Polo Est”.  Gjatë operacionit të fundit ishin kapur më shumë se tridhjetë persona të kombësisë italiane dhe shqiptare, por 27-vjeçari kishte mundur që të arratisej.

Në pranga gjatë këtij operacioni përfundoi dhe i vëllai, Eugert Bici.

Sipas hetimeve u zbulua banda e trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës, e cila operon në Itali-Shqipëri-Holandë, duke sjellë edhe në sekuestrimin e 18 kilogramë kokainë, 4 kg heroinë, një armë Beretta e kalibrit 6.35, e cila rezultoi e vjedhur, rreth tridhjetë mijë euro dhe disa makina luksoze.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...