Trafik droge Shqipëri-Greqi-Holandë, sekuestrohet 78 kg drogë

policia-grekePolicia greke ka zbuluar një organizatë që trafikonte lëndë narkotike në linjën Shqipëri-Greqi-Holandë. Gjatë ditës së sotme në Athinë është bërë arrestimi i një të riu grek, 25 vjeç, duke transportuar me makinë 78 kilogramë lëndë narkotike.

Në makinën me të cilën udhëtonte, atij i janë gjetur 12 pako me marijuanë, e cila dyshohet se do transportohej për llogari të një grupi shqiptar nga Greqia drejt Holandës.

Mendohet se lënda narkotike e bllokuar është pjesë e një sasie prej 200 kilogramësh e trafikuar në kufirin shqiptaro-grek në fshatrat e Janinës.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të të riut, si dhe për zbulimin e drejtuesve të grupit kriminal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...