Trafik kokaine nga Afrika në Itali, dënohet banda italo-shqiptare

2
Kliko per me shume info

itali-policia14Së paku 14 persona u dënuan nga gjykata italiane me dënime që variojnë nga gjobë deri në 9 vite burg. Ata jane arrestuar në kuadër të një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës prillin e kaluar, ku u arrestuan 30 persona.

Operacioni i koduar “Dexter” u koordinua nga Prokurori Marcello Musso, ndërsa u zhvillua në krahinën e Milanos dhe Monza Brianza.

Kliko per me shume info

Grupi kriminal sipas akuzave trafikonte kokainë dhe hashash nga Holanda dhe Afrika e Veriut. Prokurori lëshoi 31 urdhër arreste, nga të cilët 29 janë në burg dhe dy të tjerë në arrest shtëpiak. Midis të arrestuarve, 10 janë shqiptarë.

Mes të arrestuarve ishte edhe Carla Martelli, 67 vjeçe, ish-modele, e cili u dënua me 6 vite burg. Operacioni çoi në sekuestrim e 10 kg kokainë, 15 kg hashash, 680 gramë marijuanë si dhe një pistoletë pa leje.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here