Topi: Situatë e rëndë në Shqipëri, krimi dhe droga kanë marrë "hov"

Politikë

bamir-topi3Ish-presidenti i vendit Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” është shprehur se Shqipëria është një vend i vogël dhe tërësisht i administrueshëm, por se mungon vullneti nga ana e politikës. Për të, më shumë se qeveria, vullnet nuk kanë institucionet shtetërore.

“Sot kemi një situatë jo pak të rëndë. Situata është e rëndë, sidomos në drejtim të kultivimit të lëndëve narkotike. Kur krimi sheh terren, ai merr hov. Kjo gjë është duke ndodhur në vendin tonë”, tha Topi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka shtuar se Shqipëria ka nevojë për të reformuar të gjitha institucionet e saj, duke nisur nga strukturat administrative, prokuroria, gjykatat, pushteti vendor etj.

ME TE LEXUARAT