PD: Vetëm në 3 ditë nga Shqipëria dolën 2 ton drogë, Rama e mohon!

enkelejd-alibeajKreu i departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një deklarate ku shprehet se e gjithë Evropa është e shqetësuar për drogën shqiptare dhe kryeministri Rama vazhdon ta mohojë.

Alibeaj shton se  në tre ditët e fundit, 2 tonë drogë ka kaluar nga kufinjtë tanë për në Greqi dhe në Itali, 1 ton në Greqi, dhe 1 ton drogë në Itali, dhe këtu bëhet fjalë për sasinë e kapur nga policia.

Deklarata:

Ndërkohë Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë, nuk kemi problem me drogën, edhe pse mbarë Europa është e shqetësuar, media italiane, greke, gjermane dhe BBC japin alarmin për hashashin shqiptar që po mbulon vendet e tyre.

 

Kur raporti është; në 10 ngarkesa, policia fqinje arrin të ndalë vetëm njërën, përfytyroni sa drogë shqiptare ka kaluar këto ditë në Greqi dhe në Itali. Droga dhe përfshirja e qeverisë në këtë biznes kriminal, është një realitet i frikshëm, që po inkriminon shoqërinë, po pushton rininë e shkollat, po shkatërron imazhin e vendit tonë, dhe është një prej mureve që po pengon integrimin europian të vendit.

Vetëm një njeri ende nuk e kupton këtë gjendje të rëndë. Ky është Edi Rama, i cili duke e mohuar drogën po vetëshpallet si kumbari i saj./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nishani16

Presidenti Bujar Nishani dekreton datën e zgjedhjeve Parlamentare të 2017

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë ...