Tiranë, rrëmbehet dhe përdhunohet nga dy të panjohur, 22-vjeçarja denoncon në polici

perdhunoiNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tiranës. Bëhet fjalë për një 22- vjecare e cila ka denoncuar një rast përdhunimi. Vajza, denoncoi dy djem të panjohur se e kanë rrëmbyer dhe e kanë përdhunuar. Policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet sapo i është marrë kallëzimi të dëmtuarës, ndërsa ka dyshime se autorët ajo mund t’i ketë njohur në “Facebook. Raportimet nga policia treguan se shtetasja 22­-vjeçare me iniciale E.Q. është paraqitur vetë paraditen e së shtunës në Komisariatin nr.4, ku ka treguar se çfarë i kishte ndodhur mbrëmjen e së premtes. Vajza ka treguar se po kthehej në shtëpi në darkë, duke ecur në këmbë përgjatë rrugës “Myslym Keta”.
Sipas saj, disa metra para se të arrinte te lagjja ku banon, një makinë i ka ndaluar para këmbëve dhe dy persona kanë zbritur duke futur me forcë brenda në makinë. Ajo tregon se autorët i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe nuk ka arritur të kërkojë ndihmë, apo të shohë rrugën se ku po e dërgonin. Ajo vazhdon duke treguar se për shumë shpejt arritën në një shtëpi të braktisur. Por vajza tregon se nuk e di se ku ndodhet kjo shtëpi, pasi nuk e ka parë rrugën kur ka shkuar apo kur e kanë larguar nga aty. Më pas, ajo tregon se të dy personat që e rrëmbyen, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Në fund, teksa e kanë dërguar sërish në rrugën ku e kishin marrë me makinë, e kanë kërcënuar që të mos e denonconte ngjarjen në polici, pasi do të hakmerreshin keq me të. Burimet thanë se deklarimi i vajzës është marrë në prezencën e një psikologeje të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar. Ndërsa pyetjet e policisë për pamjet e autorëve kanë marrë një përgjigje negative, pasi e reja ka treguar se nuk e ka parë asnjërin nga personat, pasi gjatë gjithë kohës i ka pasur sytë e lidhur.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

hajdut-560x300

Shqiptari futet për të vjedhur në banesën e italianit, por e pëson keq

Një shqiptar që ka hyrë në një banesë në Itali për të ...