Tiranë, 16-vjecari arrestohet për dhunë fizike ndaj nënës

Aktualitet

policia-tiraneNje 16-vjecar arrestohet ne Tirane me akuzen e dhunes ne familje dhe ndaj nenes se tij.

Policia ka thene se më datë 29.11.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në banesën e tij, duke përdorur një sharrë dore për prerje metalesh, ka shkatërruar orenditë shtëpiake si dhe në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike dhe pikologjike ndaj nënës së tij, shtetases A. M., 45 vjeç, banuese në Tiranë.

"Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrim i pronës me mjete të tjera", parashikuar nga Nenet 130 /a dhe 154 të Kodit Penal", ka bere me dije policia.

ME TE LEXUARAT