Tiranë, zbardhet plagosja me armë e 30-vjecarit në qendrën e komunitetit Rom

polici-shkoderPlagosje me arme zjarri ne Tirane.

Policia njoftoi se më datë 08.11.2016, rreth orës 17:15, në Tufinë, afër me Qendrën e Pritjes së Komunitetit Rom, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. P., rreth 30 vjeç.

Menjëherë është dërguar në Q.S.U.T., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. V. P., është plagosur në pjesën e pasme të qafës.

Ne nje informacion shtese ne lidhje me krimin policia ka njoftuar edhe zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka thene se ka arritur te identifikoje dy autore te dyshuar lidhur me ngjarjen.

“Shoqata Ecovolis ka patur nje aktivitet me rastin e reshjeve te shiut, gjate aktivitetit dy persona janë konfrontuar me njëri-tjetrin dhe dyshohet se shtetasi E. M. ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin V. P. rreth 30 vjeç, ku ky i fundit ka qene pjesë e aktivistëve.
Dyshohet se bashkëautor në krimin të ketë qënë dhe shtetasi F. A., lidhje familjare e autorit (daja)”, ben me dije policia.

Sipas saj, te dy këta autor te dyshuar janë larguar së bashku pas ngjarjes. Policia ka thene se po punohet për kapjen e autoreve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nuk i ndalon efektivëve, Policia në ndjekje të 22-vjeçarit me “Volkswagen”

Një i ri nga Durrësi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve të ...