Tiranë, arrestohet 20-vjecari me armë në makinë të blinduar

makina-blinduarPolicia e Tiranës njoftoi diten e sotme se ka sekuestruar një makinë të blinduar ndërsa në pranga ka rënë Xhoni Asllanaj 20 vjeç dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shokët e tij J.Daci 20 vjeç dhe A.Kovaci (Xhabafti) 44 vjeç.

Arrestimi i Asllanaj sipas policisë së Tiranës është bërë pasi në çantën e dorës që ai mbante i është gjetur një pistoletë e markës HS 2000 me 15 fishekë.

Gjatë kontrollit këtyre tre shtetasve u janë sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme parash ne vlerën e 10 mijë eurove si dhe dy anti-plumb.
Deklarata e policise:
Nuk i binden urdherit të Policisë, arrestohet 1 shtetas dhe shoqërohen 2 të tjerë.

Në bazë të planit të masave të Drejtorisë Vendore të Policisë per kontrollin e territorit, nga ana e Shërbimeve të Policisë mè datë 28.11.2016 rreth ores 23:30 në vendin e quajtur Rruga” Unaza” në Vorë, është bërë ndalimi e me pas kontrolli i mjetit tip “Toyota ” ku kanë qënë duke udhëtuar tre shtetas, më konkretisht:

• Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, banues në Tiranë (Vorë), i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhje”.(arrestuar) per armëmbajtje pa leje.

•J.Daçi 20 vjeç, banues në Vorë (Tiranë), i dënuar më parë (Neni 89).proceduar gj lire.

•A. Kovaçi  (xhabafti) 44 vjeç, banues në Vorë(Tiranë).proceduar gjendje lire.

Arrestimi dhe proçedimi ne gjendje te lire i këtyre shtetasve u bë pasi nuk i janë bindur punonjësve të policisë me anë të veprimeve të tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në cantën e dorës së shtetasit Xhoni Asllanaj u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

-Një armë zjarri e tipit pistoletë e markës HS2000 si dhe një krehër me 15 fishekë kalibër 9mm.

U sekuestrua ne cilesine e proves materiale arma e zjarrit tip pistolete dhe automjeti tip Toyota  (e blinduar).

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Mbajtje pa leje e armë e dhe muncionit luftarak ”si dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 278/7 dhe 242 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...