Tirane, policia zbulon autorin e grabitjes se ndodhur 17 vite me pare

img_5951Shpallet në kërkim për Vjedhje me armë në bashkëpunim

Sot më datë 23.11.2016, Specialistët e Krimeve ndaj pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit:

– L.H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me armë”

Ky shtetas, dyshohet të jetë njëri nga autorët e ngjarjes së datës 15.09.1999, ku në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ende të pa identifikuar, me maska dhe të armatosur, kanë hyrë në banesën e shtetasit L. C., në Yzberisht. Pas kontrollit në banesë për shuma monetare, ata nuk kanë gjetur dhe kanë marrë një manjetofon si dhe kanë plagosur lehtë me armë në këmbë shtetasin L. C.

Për shtetasin Lulzim H., Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me vendimin e datës 11.11.2016, ka vendosur masën e sigurise personale “Arrest me burg”.

Ky shtetas është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 140/25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacion antidroge në Athinë, sekuestrohen lëndë narkotike, në pranga shqiptari

Një 51- vjeçar nga Shqipëria përfundoi në pranga pasi iu gjet një ...