Arrestohet në Tiranë grabitësi serial

Aktualitet

prangaPolicia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për 8 raste të vjedhjes me dhunë, nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta.

Në kuadër të operacionit “Grabitësi i vetmuar”, sipas raportimit të TCh, në pranga është vënë shtetasi Silvester Sylaj, i lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht, ky shtetas ndodhet në dhomat e paraburgimit në Komisariatin nr.2.

ME TE LEXUARAT