Tiranë, arrestohen dy atentorë, ishin të pajisur me kallash(Emrat)

Kliko per me shume info

kallash vlorePolicia Tiranë vë në pranga dy të rinjve në kryeqytet. Sipas burimeve kryesore, dy të rinjtë lëviznin me automatik. Në kuadër të operacionit policor “Prita” u arrestuan Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat. Mësohet se të arrestuarit janë kapur me automatik, që e kishin fshehur poshtë xhupit, ndërsa nuk dihet nëse ishin duke përgatitur ndonjë atentat ndaj dikujt.
NJOFTIMI I POLCISË:
Më datë 23.11.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1. Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë.
2. Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në zonën e njohur si “Fushë-Kërçike”, Babrru, ku poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike.

Kliko per me shume info

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Dy armë zjari automatik, tip “AK-47” dhe dy krehër.
Grupi hetimor po punon për të gjetur preardhjen e këtyre armëve dhe destinacionin e përdorimit të tyre.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here