Kapet me armë në makinë, arrestohet 20-vjeçari nga Tirana, ndalohen dy të tjerë (Emrat):

Aktualitet

ndroq-policiaPolicia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjecar dhe ka ndaluar dy të tjerë pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje si dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Mësohet se arrestimi ka ndodhur përpara mesnatës së ditës së djeshme në rrugën “Unaza” në Vorë. Policia raporton se mjeti është ndaluar për kontroll. 20-vjeçari Xhoni Asllanaj përfundoi në pranga pasi iu sekuestrua një pistoletë e markës HS2000 si dhe një krehër me 15 fishekë. Ndërsa dy shtetasit J.Daçi, 20 vjeç dhe A. Kovaçi, 44 vjeç që ndodheshin në makinë me Asllanaj janë proceduar në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës Asllanajt iu sekuestruan përveç pistoletës edhe 10 mijë euro. Sipas policisë Xhoni Asllanaj ka qenë i dënuar edhe më parë kur ishte 14-vjeç pasi në vitin 2012 ai kërcënonte një bashkëmoshatar duke i marrë 600 mijë lekë. Materialet i kaluan Gjykatës së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT