Tiranë, 14-vjecarja hidhet nga kati i tretë dhe ….mbijeton

ambulanca14Nje vajze 14-vjecare eshte hedhur nga kati i trete diten e sotme.

Lajmi u be me dije nga policia e cila ka thene se më datë 24.11.2016, rreth orës 13:45, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në rrugën e “Dibrës”, përballë me ish-shkollën e Bashkuar, është hedhur një shtetase nga lartësia.

Sipas burimeve zyrtare, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4 dhe sëbashku me Urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë.

“Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. B., 14 vjeçe, e cila është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke rënë në taracën e katit të parë. Kjo shtetase ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po vazhdon në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e këtij veprimi”, theksoi policia.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-shkoder

Shkodër, përplasje me armë zjarri, 25-vjeçari i shpeton kater plumbave

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte ...